Gjuriç mohon Tahirin: Kush tha se Kosova do bëhet me kod telefonik?
I ashtuquajturi shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është ndaluar të futet në territorin e Kosovës, sipas tij për vizitën në Patriarkanën e Pejës.
Por Gjuriç nuk është mjaftuar me kaq por ka reaguar edhe ndaj Edita Tahirit e cila dje deklaroi mbrëmë se Kosova javën e ardhshme do të bëhet me kod telefonik ndërkombëtar.
Ai ka thënë se Kosova do të marrë kodin telefonik në kuadër të zonës territorial të Serbisë, madje kjo nëse duan dhe vendosin vetë serbët.
Gjuriç thotë gjithashtu se Edita Tahiri do të fitojë vetëm dhimbje koke për të shpjeguar edhe një premtim të rremë, e këtë kod ai e lidh direkt me kthimin e Telekomit të Serbisë në Kosovë.