Gjykata e Hagës/Krasniqi: Është bërë padrejtësi e madhe ndaj meje. Unë deklarohem jo fajtor
Ish-krye parlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi u shfaq shumë i qetë në gjykatën e Hagës. Nga ana tjetër, ai ka thënë se nuk është trajtuar kurrë në këtë mënyrë, sesi është trajtuar gjatë rrugës për në burgun e Hagës. Krasniqi shtoi se është bërë një padrejtësi e madhe ndaj tij dhe se nuk duhej të ishte aty, por pranë familjes së tij.
“Unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020. Dua të deklaroj sot se kurrë në jetën tim në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit aq kaq sa më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. Si kam trajtuar në këtë mënyrë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të isha nën petkun e njerëzve që janë nën petkun e një krimineli. Juve përpiqeni ta ndani Shqipërinë në katolikë e shqiptarë. Kam disa çështje për aktakuzën, cilësimi i prokurorit se jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët me shokët e mi familjen time nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë. Besoj shumë që këtë e di çdo person i arsimuar që jeton në shtet perëndimore që jeton në vlerat e kësaj bote. Nuk dua të zgjatem më shumë por dua të them që unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë në vitet ‘81–’82. Më kanë dënuar se kam pas lexuar libra. Më shumë kanë pasur të drejtë ata atje se sa këtu. Është bërë një padrejtësi e madhe, por do ta kaloj. Se populli ynë ka një fjalë, që ‘njeriu është më i fortë se sa guri. Nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them më shumë. Nuk do të ndihesha mirë të isha në krimet e gjenocidit serb. E gjitha kjo është në Beograd dhe në mbështetësit e politikave të saj kudo qofshin ato”, tha Krasniqi.
Zoti Krasniqi do të keni kohë t’i diskutoni më vonë… Iu pyeta të drejtat tuaja?
Jakup Krasniqi: Jam i mllefosur. E them me bindje se jam me pa të drejtë. Sikur vetëm një faj të kisha do të ndjeja veten e turpëruar. Unë duhet të jem në vendin tim dhe me familjen time. Unë nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme. Përgjegjësia ndaj meje është e tepërt.
Brenda 30 ditëve duhet të shpallni veten fajtor ose jo, por mund ta bëni që sot…
Jakup Krasniqi: Unë e thashë dhe po e them: Unë nuk ndjehem fajtor dhe as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë.
Sa për ta sqaruar zoti Krasniqi? Pra iu nuk ndjeheni fajtor…doni ta deklarojmë tani apo mbas 30 ditësh?
Jakup Krasniqi: Unë deklarohem jofajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm. Nuk di si ta them ndryshe.
Faleminderit, jeni shumë i qartë