Gjykata i rrëzoi qeverinë, Hoti thirrje Kuvendit që të mos shpërndahet
Në një deklaratë për mediat, fill pasi Gjykata Kushtetuese bëri me dije vendimin e rrëzimit të qeverisë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i bëri thirrje Kuvendit që të mos shpërndahet, kjo derisa të mirahohet buxheti për vitin 2021. Për vendimin tha se do ta respektojë.
”Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bërë publike, e pranojë plotësisht këtë vendim dhe do ta respektojë pa asnjë diskutim. S’do të fare të flas mbi këtë vendim. Më lejoni të ju them që Kushtetuesja e ka sqaruar që vendimet e Qeverisë mbetën në fuqi dhe qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhje. Do të vazhdojmë të kryejmë punë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve. Është obligim për procedurat për shpalljen e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues. Do t’i kryejmë obligimet në rrethana të reja”, tha ai.
Nga ana tjetër, Hoti theksoi se ende LDK, nuk ka një emër për kryeministrin e ri por theksoi se LDK-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje.