Gjykata liron dy persona që kërcënuan Thaçin

Dy persona që ishin arrestuar si të dyshuar për kërcënim ndaj drejtorit të KEK’ut, Njazi Thaçit, janë liruar sot.

Kështu ka konfirmuar për media Kryeprokurori i Themelores në Prishtinë, Imer Beka, i cili dha edhe arsyet e lirimit.

“ Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pasi që në veprimet e të dyshuarve nuk janë vërejtur elemente të kanosjes serioze”, ka thënë Beka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Kryeprokurori ka shtuar se edhe vetë Njazi Thaçi ka deklaruar se nuk ishte ndjerë i kërcënuar, por vetëm i frikësuar për familjarët pasi rasti kishte ndodhur afër shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, të dy të liruarit kanë vazhduar në procedurë të rregullt, që nënkupton se rasti do të vazhdojë të trajtohet përmes procedurave ligjore.

Ndryshe, drejtori i KEK-ut ishte kërcënuar tek shtëpia e tij para disa ditësh, me ç’rast ai ka thënë se kërcënuesit i kishin lënë një letër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?