Gjykata Speciale konfirmon aktakuzën për 2 pjesëtarë të UÇK-së

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Këtë e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi. Ai ka thënë se sot është konfirmuar aktakuza ndaj tyre e cila përmban 4 pika të cilat kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.

Ata akuzohen për pengimin e drejtësisë e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.

Postimi i plotë nga Gashi:

Konfirmohet aktakuza ndaj z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati nga Gjykata Speciale.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga data 25 shtator 2020 deri me sot e kane konsideruar vehten te kidnapuar nga Gjykata Speciale!

Sot eshte konfirmuar aktakuza kunder tyre e cila permban 4 pika, te cilat sipas Prokurorise Speciale ne Hage kane te bejne me pengim te drejtesise, e me akuza  konkrete qe sipas tyre nderlidhen me periudhen kohore ne mes te datave 7 deri 25 shtator te ketij viti.

Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i eshte dorezuar aktakuza e konfimuar nga gjyqtari i procedures paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit ne seancat e radhes.

Kryetari dhe nenkryetari i OVL te UÇK-së, dhe une ne cilesine e avokatit te OVL të UÇK-se nuk e pranojme kete Gjykate nje etnike, raciste, teper e demshme per kombin tonë Shqipetar 🇦🇱dhe per shtetin e pavarur te Kosoves.

Gjykata Speciale ishte themeluar nga deputetet e kuvendit te Kosoves me 3 gusht te vitit 2015 pa iu dorezuar fare raporti i hetimit  te Prokurorit Climt Ëiliamson i cili i hetoi pretendimet djallezore te Dick Martyt, i cili ne interesa te Serbise ariti qe ta bind Keshillin e Evropes qe te hetoj trafikimin e organeve njerezore te kryera kinse nga UÇK-ja per te mbuluar krimet serbe deri ne gjenocid kunder popullates civile shqiptare ne Kosove.

Per veprat penale te konfirmuara ne kete aktakuze nuk eshte fare kompetente Gjykata Speciale ne Hage.

Nese prokuroria prane Gjykates Speciale ne Hage ka prova kunder Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit rastin duhet ta dergoj ne Gjykatat e Republikes se Kosoves, por si mund ta beje kete Prokuroria Speciale ne Hage, dhe Gjykata Speciale ne Hage kur Republiken e Kosoves qe i ka formuar keto institucione nuk e njohun si shtet te pavarur.

SHKARKO APP