Gjykata Supreme, shansi i fundit për Albin Kurtin

Paneli Zgjedhor në Kosovë ka marrë vendim këtë të martë se Albin Kurti s’mund të jetë kandidat për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky organ ka arsyetuar se edhe Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të jenë kandidatë për këto zgjedhje.

Për të hedhur më së shumti dritë rreth kësaj dinamike, i ftuar në RTV Ora, ishte avokati Tom Gashi. Ai tha se e vetmja shpresë për ta shikuar sërish Albin Kurtin kryeministër, është tek Gjykata Supreme.

“Tanimë nëse mbetet në fuqi vendimi i panelit të zgjedhur për ankesa dhe parashtresa që është bërë publik sot, nuk mund të zëvendësohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Shansi i fundit që të ndryshohet ky vendim i padrejtë, faktikisht i parapriu më herët ditë më parë, vendimi i komisionit qendror zgjedhor, është Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi marrë sot vendimin e panelit zgjedhor, që vetëm është ndryshuar ajo që është vendosur ditë më parë nga komisioni qendror zgjedhor, është thënë që të gjithë kandidatët e tjerë janë të certifikuar, përveç 5 kandidatëve, përfshirë edhe zotin Albin Kurti, si udhëheqës i listës së VetëVendosjes. Lëvizja VetëVendosje nëse mbetet kështu do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa pesë kandidatë të tyre dhe pa kryetarin e tyre”, tha Gashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur se kur mund të mbërrijë përgjigja e Gjykatës Supreme, avokati u përgjigj:

“Afati përfundimtarë është brenda 72 orëve për shkak të afateve të tjera që janë të lidhura me zgjedhjet e 14 shkurtit. Tanimë është e gjitha në duart e Gjykatës Supreme dhe e gjitha kjo çështje ka ndodhur për shkak të vendimit shumë kontrovers të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që u shpall javë më parë dhe e cila, kishte si detyrë të vërtetonte vërtetimet e ankesës së Vetë Vendosjes, për votën e njërit të deputetëve që ishte vendimtare për formimin e qeverisë Hoti, por ata siç duket për shkak të trysnisë politike që kishin Kosovën e lanë në gjendje të mjerueshme.

Nëse Gjykata Supreme vendos siç ka vendosur ky panel ditën e sotme, nuk ka fare lidhje dhe janë plotësisht ligje të tjera sa i përket zgjedhjes së kryeministrit të Kosovës. Të gjithë e dini tashmë që ne së shpejti, pas 14 shkurtit do ta kemi qeverinë Kurti 2. Ai do të zgjidhet kryeministër i Kosovës, këtë nuk mund ta ndalin, janë qytetarët e Kosovës që do e vendosin këtë dhe do të jetë një numër i paditur se sa do e votojnë zotin Albin Kurtin, por ata që do të votojnë VetëVendosjen, do të votojnë dhe Albin Kurtin”, tha avokati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?