“Gjyqi ndaj Haradinajt, medial”, analisti Agim Krasniqi për Ramën: I duket sikur përfaqëson gjithë botën shqiptare

Analisti Agim Krasniqi ka folur në studion e Fax News mbi procesin gjyqësor që ka nisur mes dy kryeministrave shqiptar, Edi Ramës përkundrejt Ramush Haradinajt, të cilin e ka konsideruar si një përpjekje për censurë dhe mediale.

Krasniqi ka folur më tej edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat janë ndërlikuar për shkak të minishengenit Ballkanik, por edhe të qëndrimeve të Edi Ramës ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën.

Ai tha se Rama nuk mund të bëjë rolin e udhëheqësit të botës shqiptare nëse më parë nuk i ka mbledhur faktorët politik por jo vetëm për t’u dakortësuar rreth qëndrimit që ka të bëjë me çështjen kombëtare.

“Kjo çështje ka karakter medial, ndërsa mendoj se kjo nuk është diçka e cila është bërë për ndonjë arsye ekstreme. Është bërë për të krijuar klimën e propagandës dhe presionit medial, që kryeministri Rama t’ju tregoi mediave dhe opinionit se a e shikoni se çfarë bëra, është një lloji censure që po bën ndaj medias.

Nuk mund të bisedojë Tirana për Kosovën pa aprovimin e shqiptarëve të Kosovës. Përpjekjet e Ramës që të ndërtojë një marrëdhënie pa aprovimin e shqiptarëve të Kosovës, dëmton pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, sepse çdo proces duhet të fillojë nga njohja e Kosovës të cilën e kanë kërkuar edhe perëndimorët. Rama e ka gabim kur I duket sikur përfaqëson gjithë botën shqiptare. Do ta përfaqësonte botën shqiptare atëherë kur të gjithë aktorët të uleshin dhe të dakortësoheshin për të diskutuar për çështjen shqiptare.

Kjo çështje ka filluar të aktivizohet, ‘kutia e pandorës’ është hapur dhe kam bindjen se do të gjenden format dhe proceset për rikthimin e identitetit shqiptar në rajon. Prandaj krerët e politikës duhet të kenë shumë kujdes, se jemi në periudhë delikate duhet të jenë përfaqësues që e njohin historinë dhe politikën rajonale. Kemi fuqinë e kohës prapa vetes, duhet të jemi të dinjitetshëm, ka edhe tradhëti që e mbështesin Ramën në kuptimin politik dhe partiak. Rama nuk e ka krijuar një figurë unifikuese. Ne trajtohemi më lehtë me kufijtë e shteteve të tjera në rajon se në kufirin shqiptar”, tha Krasniqi.

Më tej ai ka folur shkurtimisht edhe për arsyet që nuk po lejojnë krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Kemi dëgjuar shpesh se çfarë thonë për njëri-tjetrin politikanët tanë. Deklaratat publike nuk kanë lënë një hapësirë që të ndërohet qeveria. Domosdoshmërisht duhen krijuar koalicione me parti të tjera, dhe Kurti për mendimin tim gaboi duke iu afruar vetëm LDK-së, sepse i krijoi favore kësaj force të cilat krijojnë kushte për të përfituar më shumë. Nuk është e thënë të bësh koalicion ose me një parti ose me askënd tjetër. Në Kosovë është provuar se për shkak edhe të konfliktit politik dhe deklaratave të ndërsjellta, është e pamundur që një parti e vetme të mandatohet për të qeverisur. Ndaj zgjat kaq shumë ky proces”.

SHKARKO APP