Gjyqi për luftëtarët e UÇK-së, Milo kundër VV-së: Zhvendos vëmendjen për llogari pushteti
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, gjyqin që po u bëhet ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cilësoi situatën jo të stabilizuar sa të ketë të pranueshëm në Kosovë një qasje kundër ish-udhëheqjes së saj politike dhe një zhvendosje të vëmendjes drejt çështjeve elektorale.
”Sot Kosova ka nevojë për bashkim, unifikim të atyre që e duan Kosovën dhe duhet ta nxjerrin atë nga kjo situatë e rëndë. S’e ndihmon daljen nga kjo situatë vijimi i akuzave ndaj Thaçit, Veselit, të cilët janë në bankën e të akuzuarve. Për mua është gabim qasja e Vetëvendosjes që e zhvendos vëmendjen nga një çështje qendrore që ka të bëjë me ekzistencën e Kosovës, për llogari elektorale dhe të pushtetit është qasje e gabuar”, tha Milo.
Në komentin e tij, Milo iu drejtua veprimtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, i cili shprehu hapur kritika kundër mënyrës sesi qe vepruar vitet e fundit, që me dialogun në nivel teknik, lejimin e institucioneve paralele në veri të Kosovës, por dhe krijimin e një gjykate si Gjykata Speciale, e cila ka autoritet për luftën dhe është jashtë Kosovës.
”Është gabim fëmijëror politik nxitja e Kosovës për të vajtur në zgjedhje të parakohshme në një situatë të tillë. Ju keni krizë politike shumë vjeçare, s’jeni në gjendje, pavarësisht sondazheve, edhe sikur të vini vetë në krye, për situatën që ka Kosova do ta keni shumë të vështirë të arrini objektivat që keni, duhet ta kuptoni këtë gjë”,-shtoi Milo.