Glauk Konjufca kryetar Kuvendi, zbulohen disa nga emrat e qeverisë Kurti
Glauk Konjufca do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetarja e Kuvendit që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alberie Nagavci. ”Ne tashmë i kemi numrat për votimin e qeverisë, përveç 58 deputetë të LVV, janë edhe 2 deputetë, Emilia Rexhepi dhe Elbert Krasqini, pra janë 60 deputetë. Kemi 3 deputetë të tjerë nga komunitet jo shumicë jo serbe”, u shpreh Nagavci.
Albin Kurti-Kryeministër
Besnik Bislimi-Zëvendëskryeministër
Donika Gërvalla-Ministre e Punëve të Jashtme
Xhelal Sveçla-Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës
Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë
Rozeta Hajdari-Ministre e Tregtisë dhe Industrisë
Arbërie Nagavci-Ministre e Arsimit e Shkencës
Hajrullah Çeku-Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Faton Peci-Ministër i Bujqësisë
Liburn Aliu-Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 58 deputetë në kuvendin e ardhshëm, por për krijimin e qeverisë i duhen të paktën 61 vota. Nagavci zbuloj dhe se ku do t’i marrin votat e nevojshme për qeverinë. Seanca konstituive e Legjislaturës së re do të mbahet më 22 mars, ndërsa pas saj pritet votimi i qeverisë së re.