Glauk Konjufca, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës me 69 vota
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota pro dhe 33 kundër, votoi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit. Në sallë të pranishëm ishin 114 deputetë. Kundër votuan PDK dhe LDK.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet me zgjedhjen e nënkryetarëve. Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars.
Në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës është bërë i qartë edhe rendi i ditës:. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, Dhënia e betimit të deputetëve, Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8, Lista Serbe ka fituar 10 ulëset e garantuara, dy mandate i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës, nga një mandat kanë koalicioni vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Re Demokratike, Iniciativa Rome, Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.