Goditi me grushte Milaim Zekën/ Zbulohet e kaluara e Frashër Krasniqit, dikur ushtronte boks

Njeriu më hit i skenës politike në ditët e fundit ishte Frashër Krasniqi, i cili goditi me grusht politikanin tjetër, Milaim Zeka, gjatë një emisioni LIVE në Klan Kosova.

Grushti që ia dha Zekës u komentua në mënyra të ndryshme, derisa gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demolli, kishte thënë se në këtë sport, goditja e tij quhet ‘kroshe’.

Mirëpo, “talenti” i Krasniqit në grushtimin e kundërshtarit ka rrënjët pikërisht nga sporti i boksit.

Ai për disa vjet ka stërvitur boks në klubin e Prishtinës dhe atë të Gollakut, mëson “GazetaOlle.com”.

Madje, për trajner, deputeti i Parlamentit të Kosovës ka pasur Besim Brahimin, i cili është trajner i kampiones Evropiane për vitin e kaluar në kategorinë e junioreve, Donjeta Sadikut.

 

 

SHKARKO APP