Grabitet një vajzë në Kosovë, babai tregon momentet e tmerrit si e futën me forcë në makinë

Një vajzë nga Kosova, të shtunën është grabitur nga dy persona të dyshuar, ndërkaq nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Viti, ku sipas babait të vajzës së zhdukur i cili e ka raportuar rastin në polici, vajza e tij ishte shoqëruar edhe më herët me të njëjtit persona.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij femër K/Shqiptare me forcë, me veturë ishte marrë nga dy të dyshuar, një mashkull dhe femër K/Shqiptar dhe kishin shkuar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit vajza e tij edhe më parë është shoqëruar me të njëjtit persona”, theksohet në raportin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

SHKARKO APP