Grenell denoncon ish-këshilltarin e Trump për planin e ndarjes së Kosovës: Ideja e John Bolton, jo e Presidentit të SHBA

I dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell akuzoj ish- këshilltarin e sigurisë John Bolton se po ndiqte politikën e tij për shkëmbimin e territoreve dhe jo atë të Trump.

Sipas Grenellit, ideja e shkëmbimit të territoreve ishte e Boltonit dhe jo e Trump prandaj dhe ai po lufton këto thashetheme për shkëmbim territoresh.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, ne i kemi të dy bashkë në Shtëpinë e Bardhë të Shtunën e ardhshme për të folur për një lëvizje dhe marrëveshje historike. E megjithatë unë po luftoj vazhdimisht për këtë thashetheme për shkëmbime të tokës midis të dyve. Dhe kjo nuk është politika e Trump. Por kur gërmoni thellë, të dy palët thonë: Epo, kjo është ajo që tha John Bolton. Dhe kështu unë po luftoj me të gjitha thashethemet që vazhduan sepse Bolton po ndiqte politikën e tij dhe jo politikën e Presidentit Trump,” tha Grenell.

SHKARKO APP