Grenell flet pas vizitës së ekspertëve amerikanë në Kosovë: Marrëveshja po zbatohet, Trump po nxiton

Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Washington po implementohet.

Grenell e ka shpërndarë në Twitter një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.

Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?