Grenell sulmon Kurtin: Je dënuar nga administrata Trump, Biden, NATO e BE
“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”, ka qenë kjo kundërpërgjigjja e ish-emisarit të Shteteve të Bashkuara Richard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Një ditë më parë, Kurti u shpreh se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë më të forta se kurrë. Por ky qëndrim u hodh poshtë nga Grenell, i cili i kujtoi realitetin e hidhur të raporteve të tij me SHBA dhe BE.

KOHA JONË SONDAZH

