Greqia nuk përjashton mundësinë e njohjes së Kosovës
Shefja e Zyrës Diplomatike të Greqisë në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou tha se shteti i saj nuk e përjashton mundësinë e njohjes së Kosovës.
“Në princip nuk e përjashtojmë njohjen”, tha Athanassiadou, në një ligjëratë para studentëve të kolegjit AAB.
Ajo tha se nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Greqia është vendi që ka qenë më fleksibil.
Athanassiadou shtoi se Greqia edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, e ka ndihmuar në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.
Ajo ka përmendur anëtarësimin e Kosovës ë FMN në vitin 2009, ku Greqia kishte votuar pro, derisa në vitin 2011 kishte përkrahur anëtarësimin në BERZH.
Diplomatja greke tha se Kosova ka një perspektivë euroatlantike, të cilën shteti i saj do ta përkrah, raporton Koha Ditore.