Gruaja e Joe Bidenit viziton manastirin e Graçanicës
Zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka arritur në Manastirin e Graçanicës.
Zonja Biden ka ardhur në Kosovë për të shoqëruar bashkëshortin e saj Joe Biden, zëvendës-presidentin amerikan, bashkë me dy nipërit e tyre, fëmijët ë të ndjerit Beau Biden, emrin e të cilit do ta marrë një rrugë në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Vizita në Manastirin e Graçanisës, është cilësuar si jozyrtare nga Ambasada e Amerikës në Kosovë dhe ajo nuk do të japë prononcim për media.