Gruaja që u vra me 15 plumba nga burri, është nëna e këshilltares së Ramush Haradinajt
Bajram Velija 61-vjeçar dyshohet se e la të vdekur gruan e tij 20 vite më të re, 42-vjecaren Armenda Velijan. Çifti kishte javë që kishin ardhur për pushime në Kosovë nga Zvicra.
E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën mbrëma në rrugën në rrugën “Hysni Morina” të Prizrenit.
Siç bëjnë të ditur mediat në Kosovë, gruaja që u vra sot në Prizren, me 15 plumba, është nëna e nënkryetares së AAK-së e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit. Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.
“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës.
/Faxweb.al