Gruaja shtatzënë me COVID 19 humb jetën në Kosovë

Një grua shtatzënë ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21.04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.

E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në total për Kosovën.

SHKARKO APP