“Gylenistët” ikin nga Kosova, pamje nga aeroporti (VIDEO)

Prej orësh familjarë të gjashtë shtetasve turq, të arrestuar të enjten nga Kosovë kanë pritur para aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari”, pas njoftimeve të pakonfirmuara se disa nga të arrestuarit nuk janë deportuar fare në Turqi dhe se gjenden në ndërtesën e vjetër të aeroportit.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate thotë: “qytetarët turq, të cilëve u është revokuar leja e qëndrimit në Kosovë, janë larguar me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës në ora 11:05 minuta të datës 29.03.2018”.

Autoritetet në Kosovë arrestuan të enjten gjashtë shtetas turq, të cilët presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi dy vjet më parë. Ndërkohë, mediat kanë postuar edhe video nga momenti i largimit të shtetasve turq.

SHKARKO APP