Hahn nesër në Kosovë, takohet me Haradinajn
Kosova E Hënë, 20 Shtator 2021 10:10
Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të jetë ditën e nesërme në Kosovë, ku do të zhvillojë një takim me Ramush Haradinaj.
Ky fakt bëhet i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga zyra e Kryeministrisë.
Mësohet se takimi mes dy zyrtarëve do të mbahet ditën e nesërme në 16:45 në godinën e Qeverisë.