Hahn: Nuk e di kur do të hiqen vizat për Kosovën

Komisioneri europian për Politika Europiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn tha të mërkurën në Prishtinë se nuk e di kur do të hiqen vizat për Kosovën, por sipas tij, kjo është çështje e plotësimit të kritereve.

Hahn në konferencën për media tha se padyshim që Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, por në pyetjen se kur do të liberalizohen vizat për Kosovën, ai tha se kjo varet nga plotësimi i kritereve, njofton Express.

Lidhur me liberalizimin e vizave ka folur edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se Kosova është duke punuar në këtë drejtim me BE-në, në mënyrë që edhe kosovarët të lirohen nga ky izolim.

Ndryshe, të hënën në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, kryeministri shqiptarë, Edi Rama e ka quajtur turp të BE-së mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

SHKARKO APP