Hahn: Pranojmë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, të formohet qeveria

Eurokomisioneri për Zgjerim Johanes Hahn ka deklaruar se BE-ja i pranon të zgjedhurit e popullit në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, prej tyre pritet të jenë të vetëdijshëm për perspektivën evropiane dhe jetën më të mirë të qytetarëve të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Ai ka porositur liderët kosovarë që sa më shpejtë ta formojnë Qeverinë e re. Rezultatet e parakohshme të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë tregojnë se koalicioni PAN ka arritur të fitoj më së shumti vota, mbi 34 %, mirëpo të pamjaftueshëm për ta formuar qeverinë e re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Bruksel presin rezultatet zyrtare nga zgjedhjet në Kosovë, si dhe raportin nga vëzhguesit e BE-së, i cili pritet të arrije sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hahn ka deklaruar se pret që këtë herë qeveria të formohet më shpejt se në zgjedhjet e vitit 2014, kur partive politike iu deshën disa muaj për formimin e qeverisë së re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?