Hahn: Vizat e Kosovës do të hiqeshin po të kishte gatishmëri nga politika

PRISHTINE- Zhvillimi ekonomik, ndërtimi i infrastrukturës, heqja e barrierave për tregti, janë të domosdoshme për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja do t’i ndihmojë në këtë drejtim, shkruan sot Koha Ditore.

Këto porosi i ka dhënë komisari i BE-së për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn, duke folur me një grup të gazetarëve në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon dhe për vizitën e tij që do t’ia bëjë Beogradit.

Nga zyra e tij, ende nuk është bërë e ditur se kë do ta takojë, mirëpo Hahn po e viziton Beogradin në kohën kur Komisioni Europian po e finalizon raportin e këtij viti për progresin që ka bërë Serbia drejt integrimit në BE.

 

SHKARKO APP