“Hajvan, psikopat”, Milaim Zeka përplaset me Konjufcën

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës ka prodhuar tensione dhe debate mes Milaim Zekës dhe Glauk Konjufcës.

Mësohet se Zeka e ka quajtur Konjufcën ‘të sëmurë mendor dhe psikopat’.

Përplasje e ashpër në Kuvend: Zeka e quan Konjufcën hajvan e psikopat

Ndërkohë, Konjufca tha se Zeka nuk mund të ndjehet i qetë pasi ka dëshmitarë të cilët pohojnë se ai u ka vjedhur para në rastin e dyshuar për mashtrime me viza. Konjufca shtoi se vetëm në Kosovë ka mundësi që një njeri i akuzuar të dal në foltore e të flasë si deputet.

Pas kësaj replike drejtuesi i seancës Xhavit Haliti i hoqi Zekës të drejtën e fjalës.

SHKARKO APP