Halil Matoshi : “Shqipërinë e obligon Kushtetuta të merret me çamët”
Analisti politik Halil Matoshi shkruan se “Shqipërinë e obligon Kushtetuta të merret me çamët” dhe sipas këndvështrimit të tij, Kryeministri shqiptar më mirë të shkojë në Athinë e të mbrojë çështjen e tyre, sepse për kosovarët ai nuk ka ç’të zgjidhë: Ata e kanë fituar si lirinë, ashtu edhe shtetin e tyre.
Reagimi erdhi pak ditë pas takimeve që kreu i qeverisë shqiptare pati me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Serbi dhe deklaratave të tij për Kosovën.
Më poshtë, shënimi kritik nga Halil Matoshi:
“Shqipnine e obligon Kushtetuta me u marr me Çamet!
Çamet jane komuniteti ma i perbuzun ne Europe – po sikur armenet mbi te cilet kryen gjenocid osmanet – te paret ne Europe e kane perjetu pastrimin etnik, jane shpronesu, jane shkele nga greku dhe jane shkombtarizu…
Mshoni grekut Bushat, Favzi, Baze. Shakohoxha, Babaramo e ju “trimat tjere me flatra” qe po qitni flake p’ej goje kunder Kosoves dardane…
Le te shkoje Edi Rama me fol ne Athine per camet dhe te drejten e tyne…
P.S.
Preambula e Kushtetutes shqiptare nuk iu referohet ma shqiptareve etnike ne Kosove (ne raport me ta e ka humb fuqine tashme, porse ruen prerrogativa ne raport em pakicat shqiptare ne rajon) ngase kosovaret nuk jane ma nji pakice etnike nen administrim te huej, ata e kane arrite lirine dhe shtetin e tyne kombetar!
Dhe ata vendosin se si duen me e ba jeten e tyne!” përfundon Matoshi