Haliti: Askush nuk ka arsye ta fshehë të vërtetën në rastin Dehari

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se hetimet lidhur me rastin e Astrit Deharit janë duke u zhvilluar, pavarësisht se sipas tij ky proces ka pasur disa të meta, por që askush nuk ka arsye ta fshehë të vërtetën e këtij rasti.

“Unë dje jam përpjekur të marr më shumë informata rreth hetimeve për lëndën që është duke u zhvilluar.

Ka pasur të meta në hetime, por ato janë duke u kryer dhe zhvilluar me intensitetin më të madh nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Haliti

SHKARKO APP