Haliti: Kosova mund t’i parandalonte vrasjet në Kumanovë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në RTV e Dukagjinit, ka bërë një sërë kritikash për përgjegjësit e rendit e të sigurisë në vend.

Haliti ka kërkuar nga të gjitha organet e sigurisë, përfshirë edhe shërbimin sekrete, që të jenë sy hapur për të ditur se çfarë po ndodhë në vend, e sidomos me pjesën veriore.

Haliti akuzoi edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin, i cili sipas tij po injoron në komisionin për siguri, që të sqarojë gjërat për rastin e Kumanovës, për të cilin nënkryetari thotë se këtë kanë mundur ta parandalojnë si institucionet e sigurisë të Kosovës, edhe ato të Maqedonisë.

 Madje, ai thotë se për këtë rast, emrat i kanë pasur në tavolinë funksionarët e lartë të të dyja vendeve, duke përfshirë edhe qeverinë e Kosovës.

 

SHKARKO APP