Haradinaj: AAK mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti

Kryetarit i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pas takimit, Haradinaj tha se mbështetin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Sot takova ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit”, shkruan Haradinaj në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?