Haradinaj akuzon Kurtin se po ndihmon Vuçiçin t’i fitojë zgjedhjet në Serbi
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur mashtrues kreun e qeverisë, Albin Kurti pas mbledhjes që pati me partinë.
Haradinaj ka thënë para mediave se kanë diskutuar në mbledhjen e sotme për vendimin e djeshëm të cilin e paralajmëroi në një konferencë për media kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Kemi diskutuar për vendimin e djeshëm të kryeministrit Kurti për heqjen e taksës pa kushte dhe pa ndonjë kundër vlerë për Kosovën, ajo që ka ndodhë dje është heqje e taksës është pa kushte. Ajo që na bën përshtypje është copëtimi i vendimit, e ka copëtuar në disa pjesë. Me 15 mars e heq për lëndën e parë me 1 prill krejtësisht, është bërë për të mashtruar Kosovën, edhe me disa kurthe retorike gjoja të kushtëzimeve që i ofron kryeministri me heqjen e taksës, si ndodh kjo faktori i parë është heqja e taksës, dhe i le dy javë për të vlerësuar është Serbia konstruktive, a më tregon dikush çfarë faktori janë dy javë me pa a është Serbia konstruktive, që ne e njohim që 20 vjet”.
Pastaj, heqja e taksës me 1 prill krejtësisht shoqërohet me lutje dhe pritje që Serbia të jetë konstruktive, nuk është kundërvlerë e heqjes së taksës. Nuk ka të bëjë asgjë me të”, thotë ai.
Ish-kryeministri e akuzon Kurtin për bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është konstruktivitet t i z.Kurti që Vuçiç të fitojë zgjedhjet. Shihet se ka një marrëveshje mes dyve, kuptohet çmimi është lista serbe, votat e listës serbe për qeverinë Kurti. Më tutje, ngreh kushte dhe i drejtohet BE-së për vizat, është gabim i një qeverie ti drejtohet në atë mënyrë t’i drejtohet qeverive të vendeve të BE-së. Nuk guxon publikisht ti nxjerr para kushtëzimi se rrezikon. Aleanca është do të mobilizohemi dhe e ndjejmë për detyrë me e pengu mashtruesin Kurti në këtë drejtim, do të mobilizohemi me seancë por edhe qytetar publik që të pengojmë këtë drejtim që e ka marrë kryeministri Kurti. Jemi në terren gjithë kohën, kërkojmë ndihmën e mediave, ju siguroj nuk ka të bëjë me luftën për pushtet”, ka thënë ai./ Rtk