Haradinaj: Amerika flet vetë, as presidenti, as unë nuk jemi zëdhënës të saj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai dhe as presidenti Hashim Thaçi apo dikush tjetër nuk mund të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerika flet vetë, as presidenti, as unë dhe as dikush tjetër nuk është zëdhënës i Amerikës. Nuk kanë nevojë të flasin për të, ata flasin vetë, dinë me fol dhe i shpjegojnë gjërat”.

Haradinaj i është përgjigjur kështu një deklarate të presidentit Thaçi i cili ka thënë mbrëmë në Televizionin Publik se “mik mund të jesh kur respekton këshillat” duke iu referuar qëndrimit të kryeministrit karshi taksës dhe miqësisë me SHBA-të.

SHKARKO APP