Haradinaj: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për sigurinë e Kosovës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar dje shtetin e Malit të Zi pas anëtarësimit në NATO.

Ai ka thënë se ky është lajm i mrekullueshëm për sigurinë rajonale, rrjedhimisht edhe për Kosovën.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është edhe një hap drejt përmirësimit të ambientit të sigurisë në rajonin tonë, edhe një hap drejt kontributit rajonal në sigurinë globale. Hapi përfundimtar për sigurinë rajonale është anëtarësimi i Kosovës në NATO, duke uruar që edhe Maqedonia do ta arrijë këtë së shpejti, ndësa Serbia të fillojë sa më shpejt politikat bashkëpunuese”, u shpreh Haradinaj në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria e Kosovës, pas 11 qershorit, do të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me fqinjët, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe të barabartë. Me Malin e Zi jemi shtete mike dhe do të përfundojmë edhe çështjen e demarkacionit me dialog dhe qasje të përbashkët”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave transnacionale, duke përfshirë këtu edhe përballjen me influencën në rritje të Rusisë në Ballkan”, deklaroi Haradinaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?