Haradinaj: Besoj që këtë vit do ta marrim liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se këtë vit do të marrin liberalizimin e vizave.

“Qeveria po mundohet në mënyra të ndryshme me argumente të hyjmë në agjendë të liberalizimit. Besoj që kemi me hy në agjendë dhe vendimin do ta marrim këtë vit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për takimin e presidentit Thaçi me presidentin rus Vladimir Putin, dhe është shprehur se nuk duhet të ketë kundërveprime të asaj se çka bënë presidenti.

“Nuk është mirë me e lidhë gjithë se çka bënë presidenti edhe të gjitha veprimet tona me qenë vetëm kundërveprime të asaj se çka bënë ai. Por, është mirë që Kosova, Parlamenti dhe institucionet e Kosovës me e pas një platformë të veten, një rezolutë, një delegacion, edhe me pas më shumë qartësi si vend”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1121484508027988/?t=0

SHKARKO APP