Haradinaj: Besoj se do të gjejmë rrugën për të ndryshuar Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi sot homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, me rastin e 7-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas KosovaPress, Haradinaj tha se, përkulem para atyre që u flijuan për liri dhe para komandantit legjendar Adem Jashari, por edhe para të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë.

“Nuk jemi ashtu siç duhet të jemi, por Kosova dhe shqiptarët në tërësi kanë ditur të gjejnë rrugën për të ndryshuar gjendjen për mirë. Besoj edhe në Kosovë do të mundemi të gjejmë mënyrën për të ndryshuar vendin për më mirë”, tha Haradinaj.

Homazhe bëri edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Adem Grabovci nga PDK-ja tha se, kjo ditë i obligon të gjithëve të punojmë edhe më shumë për zhvillimin dhe stabilizimin e vendit dhe të shtetit tonë.

SHKARKO APP