Haradinaj del kundër Ramës e Thaçit: Kosovës nuk do i merret asnjë copë tokë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë hapur kundër idesë për ndarjen të Kosovës. Avni Arifi, shefi i negociatave me Serbinë, ka thënë se Kryeministri s’është pjesë e asnjë bisede apo marrëveshjeje për ndarjen e Kosovës. Sipas Arifit këto ide janë qëllim keqe, të pavërteta dhe çmenduri duke shtuar se Haradinaj nuk është pjesë e skenarëve të tilla.

“Kushdo që thotë apo dyshon që Ramush Haradinaj është pjesë e çfarëdo bisedimesh apo marrëveshjesh për ndarjen e Kosovës janë të pavërtetë dhe qëllimkeqe dhe i çmendur”, ka thënë Arifi, shkruan Express.

“E kuptojmë idetë nga Beogradi. Në 20 vite e fundit kurrë ide të mirë për rajonin nuk kanë pasur. Pra, as kjo ideja e fundit e tyre për shkëmbim territoreve. Nëse ata dëshirojnë të ndajnë Serbinë është problem i tyre por Kosova s’ka tokë me dhanë dhe as me shkëmbye”, ka shtuar ai. Rikujtojmë se në skenarin e ndryshimit të kufijve të Ballkanit janë përfshirë përveç Hashim Thaçit, edhe Edi Rama dhe Ali Ahmeti.

SHKARKO APP