Haradinaj do ta “shkundë” skenën politike
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tashmë është në Kosovë, ku pritet t’ua japë një dinamikë të re zhvillimeve politike në vend.
Lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës do t’u japë hov zgjedhjeve të parakohshme qendrore. Figura e tij si politikan në skenën politike do të marrë rritje pompoze, duke “shkundur” kështu shumë procese politike në vend.
Kështu kanë deklaruar njohës të çështjeve politike, të cilët vlerësojnë se rishpallja e pafajësisë së Haradinajt do ta rrisë ndikimin e tij politik, duke zgjeruar fuqinë e tij në hapësirën elektorale dhe duke lënë mundësi për ndryshime drastike në rezultatet e zgjedhjeve qendrore.
Sipas analistëve, kthimi i kreut të AAK-së do të ndikojë edhe në forcimin e opozitës, e cila parashihet të jetë edhe më këmbëngulëse në kauzën e saj karshi Demarkacionit.