Haradinaj: Dorëheqjet e kryekomunarëve në Veri, antikushtetuese

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar sot dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në veri, ndërsa e cilësoi vendimin e tyre antikushtetues.

“Ne duhet të marrim opinion ligjor njëherë, të zyrave tona, për shembull, ministria, kryeministria. Pastaj nëse kemi paqartësi të tjera duhet t’i shohim edhe rrugë të tjera si të sqarohet kjo”, tha Haradinaj.

Kryetarët e komunave të Mitrovicës veriore, Zubin Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit ditë më parë kanë dhënë dorëheqje dhe kanë ngrirë të gjitha raportet me institucionet qendrore. Vendimi erdhi pas rritjes së taksës për 100 përqind për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

SHKARKO APP