Haradinaj emëron një serbe si ministre të Bujqësisë

Kryeminstri Ramush Haradinaj e ka emëruar Dijana Ziviq, ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq.

Haradinaj këtë emërim e ka bërë për të zëvendësuar Nenad Rikallon.

“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, i pari i Qeverisë nuk ka treguar nëse Dijana Ziviq është pjesë e Listës Serbe, parti e cila disa herë njoftoi se ishte larguar nga Qeveria, ani pse vazhdonte të mbante pozitat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nenad Rikallo ishte shkarkuar nga Kryeministri Haradinaj, pasi që kishte qenë pjesë e marrëveshjes me PSD-në.

Doktorët Fshehin Të Vërtetën! Elimino Rrudhat Nga Shtëpia Lehtë! Asnjë Operacion
Kohajone

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?