Haradinaj: Erdoganin nuk e kemi vëlla

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kundërshtoi emërimet që kryeministri shqiptar i kishte dhënë presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan, si “vëlla”.

Ai tha se nuk e konsideron si “vëlla” Erdoganin.

“Jo. Nuk e kam vëlla, sepse unë jam shqiptar. Mund ta kem mik, shok, por asnjëherë vëlla”, deklaroi ai.

Ai tha gjithashtu tha se Kosova mund të jetë cak i terrorizmit religjioz dhe se duhet shtuar kujdesi për këto lloj sulmesh.

“Unë mendoj se e kemi rrezikun e terrorizmit. Ata nuk lodhën për të hedhur në erë një pazar a ndonjë treg të mbushur me njerëz”, pohon Haradinaj.

Ai shtoi gjithashtu se sulmi terrorist i Nisës mund të ndodh ëedhe në Kosovë, duke paralajmëruar se edhe aty ka terrorizëm, sikurse kosovarët që shkuan në Siri.

 

SHKARKO APP