Haradinaj flet hapur: Ja me kë do bëjë koalicion AAK

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se deputetët e partisë së tij do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht në seancën e jashtëzakonshme. Haradinaj e ka quajtur të dëmshme për vendin nëse ndonjë subjekt politik i shmanget zgjedhjeve dhe tenton të krijoj qeveri teknike me kryeministër konsensual.

Kryeministri i dorëhequr, ndër të tjera deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh parazgjedhor. Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në, LVV-në dhe PDK-në, ndërsa pohoi se ishte pro koalicionit me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.

“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë t’i shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTV21.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse do t’i kërkonte partia e Fatmir Limajt postin e kryeministrit për futje në zgjedhje, ai ka thënë se AAK akoma nuk ka pranuar një propozim të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?