Haradinaj flet pas rrëzimit të Mustafës: Ja me kë do të bëjmë koalicion (VIDEO)

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj mbajti një konferencë të jashtëzakonshme pak minuta pas rrëzimit të qeverisë Mustafa duke i kërkuar SHBA-së dhe BE-së që të ndihmojnë në mbajtjen e zgjedhjeve.

Haradinaj vlerësoi faktin që pa “shumë vjeshjesh sipas tij PDK reflektoi për situatën duke votuar mocionin e opozitës”, përcjell Albeu.com.

“Përfundimi i mandatit të qeverisë Mustafa është lajm i mirë. Askush nuk mund të pengojë vullnetin e sovranit. Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe vota të mos vidhet. Në mënyrë që ky proces të ketë epiligun e duhur kërkojmë ndidhmën e SHBA-së dhe BE-së.

Hapi i radhës është ndërtimi i shtetit ligjor, që i del për zot qytetarit dhe që nuk lejon ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë.

Ne jemi të vendosur që sovranit t’ja lejojmë mundësinë të vendosë lirshëm dhe pa ndërhyrje të këtyre që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjëndje”., – tha Haradinaj.

Ndër të tjera, kreu i AKK-së theksoi se ata s’mund të hyjnë në koalicion as me PDK e as me LDK-në duke ofruar NISMA-n si aleat të sajin.

“Sot është rrëzuar kjo qeveri dhe kjo ka qenë qendrimi ynë. Na ka ardhurë mirë që gjykoi drejt edhe PDK-së. Ne kemi vijë të kuqe për këto parti. Ne i ofrojmë sovranit koalicionin AAK dhe NISMA dhe i bëj thirrje të na japë besimin që ta shpëtojmë vendin nga katrahura e PDK-LDK. Nëse vijmë në oushtet do të rrëzojmë këtë version dhe do të fusim versionin e drejt”., – theksoi ai.

SHKARKO APP