Haradinaj flet pas takimit me Mustafën: Ja kushtet e AAK-së për të hyrë në koalicion me LDK-në

Pas takimit që zhvilloi me kreun e LDK-së, Isa Muatafa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se ka disa kushte për të hyrë në koalicion me këtë parti.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se kërkohet një qeveri me mandat të plotë nga parlamenti dhe se AAK do të japë mbështetjen e saj.

“Paradite kam pasur një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe aty kemi biseduar se çka na pret në të ardhmen. Ende nuk ka ndodhur mandatimi zyrtar, deri në momentin kur nuk e kemi mandatarin nuk mund të flasim për aspekte tjera. Megjithatë situata është kjo e kemi një qeveri të rrëzuar me 2/3 në parlament. Ajo është qeveri në detyrë, por kërkohet një qeveri me mandat të plotë nga parlamenti. AAK do ta jap përkrahjen. I kemi kthyer një shkresë zyrtare LDK-së, ku kemi cekur temat që kanë rëndësi për neve. Për mua është e rëndësishme rritja e përkrahjes për institucionet e sigurisë, pastaj e rëndësishme është autostrada e Dukagjinit, dhe e treta temë është pakoja fiskale pas pandemisë, po ashtu çështja e demarkacionit”, tha Haradinaj.

SHKARKO APP