Haradinaj flet për ndihmën e Kosovës për tërmetin: Rama s’ma hapte telefonin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Abc New” ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Ai thotë se pas goditjes së termetit,  në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit, ka komunikuar me presidentin Ilir Meta dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri.

Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë. “Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban Kryeministri nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai smban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, thotë Haradinaj.

SHKARKO APP