Haradinaj: Gjykata Speciale, EULEX-i e UNMIK-u, janë e njëjta gjë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Info-Box të Tv Dukagjinit, ka folur për Gjykatës Speciale, ku ka thënë se e keqja më e madhe e kësaj gjykate, është se ajo sipas tij, është selektive, ku prek vetëm shqiptarët.

Më tej, në fjalën e tij, Haradinaj ka thënë se nuk e çudit fakti se Gjykata Speciale mund të kërkoj prova dhe të bëjë hetime në zonën e Dukagjinit, sepse dihet ku është bërë lufta.

Në kumtimin e tij, Haradinaj tha se, “Lufta është bërë në Dukagjin, duke mos përfunduar luftra më herët si në disa zona tjera. Ka ndodhur luftë gjithë kohën. Ka qenë lufta më intensive. Krejt insistimet që i ka bërë Serbia për të bërë hetime pas luftës, kanë qenë të fokusuara më së shumti në këtë zonë. Krejt çka ka ndodhur në zonën e Dukagjinit – e vogël ose e madhe – është shtjelluar në Tribunalin e Hagës”, ka deklaruar kreu i AAK-së.

Por Haradinaj ka theksuar se nuk e kupton se si ka fytyrë bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë hetimet për ish-pjesëtarët e UÇK-së, kur sipas tij, më këtë çështje është marrë UNMIK-u, Tribunali i Hagës, si dhe EULEX-i.

Sipas ish-luftëtarit të UÇK-së, edhe Gjykata Speciale është një mashtrim i radhës nga ndërkombëtarët.

“Një mashtrim i radhës që po vjen. Ky është qasi materiali, kanë me përfitu disa njerëz duke marrë rroga – asgjë më tepër”, ka thënë në përmbyllje Haradinaj.

SHKARKO APP