Haradinaj homazh te varri i Ibrahim Rugovës: Sovraniteti i shtetit i panegociueshëm

“Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme.” Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ndërsa ndan me ndjekësit foto nga homazhet e kryera në varrin e Presidentit Ibrahim Rugova.

“Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”- vijon më tej Haradinaj në postimin e tij, ndërsa është pritur më tej edhe nga familja Rugova.

Postimi i plotë:

Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme. Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Poashtu, në një vizitë miqësore ndava disa çaste me familjen e respektuar Rugova, një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë.

SHKARKO APP