Haradinaj homazhe Rugovës: Krijoi Kosovë paqësore për të gjithë!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i pranishëm te homazhet e  ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e vdekjes së tij, ka vlerësuar rolin e tij në historinë e vendit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se sot, së bashku me kolegët e kabinetit qeveritar, kanë shkuar në nderim të veprës dhe jetës së ish-Presidentit Rugova, por njëkohësisht me respektin për traditën e të gjitha ato që institucionet e vendit i vazhdojnë për të mirën e qytetarëve, për të mirën e vendit.

Duke folur për rolin e ish-Presidentit Rugova në shtetndërtimin  e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se historia do ta definojë në tërësi rolin e tij, por theksoi se është vërtetë një doktrinë e një shteti paqësor të cilën ai e ka krijuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vepra e jeta e tij lidhet me një Kosovë paqësore për të gjithë”, vlerësoi kryeministri Haradinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?