Haradinaj i kërkon mbështetje Gjermanisë për transformimin e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim shefin e stafit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjeneralin Eberhard Zorn, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në ushtri – gjë për të cilën kërkoi mbështetjen e shtetit gjerman.

“Kontributi i shtetit gjerman dhënë Kosovës në të gjitha etapat, e në veçanti në çështjen e sigurisë përmes trupave të KFOR-it gjerman, ka luajtur rol vendimtar në çlirimin dhe tani në krijimin e stabilitetit dhe të ambientit të sigurt për qytetarët e vendit. Andaj, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës falënderoj secilin ushtar gjerman që ka dhënë kontributin e tij duke shërbyer në misionin paqeruajtës në Kosovë”, tha Haradinaj, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga zyra e tij.

Haradinaj tha po ashtu se mbështetja e Gjermanisë është e domosdoshme për Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë në nivel të shkëlqyer që nga kohërat më të vështira. Ndërsa, tani jemi duke punuar që ky bashkëpunim të jetë i frytshëm edhe në zhvillimin ekonomik dhe fusha tjera të interesit të përbashkët”, tha Haradinaj, duke marrë si shembull të mirë shndërrimin e kampit ushtarak gjerman në Park Inovativ dhe Trajnues në Prizren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër, gjenerali Zorn vlerësoi, siç tha, të arriturat e Kosovës në fushën e sigurisë dhe krijimit të një ambienti të qetë për qytetarët, duke konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij për Kosovën.

Në shenjë falënderimi, Haradinaj e nderoi gjeneralin Zorn me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?