Haradinaj i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Merru me Shqipërinë, se ke boll probleme!

Kryeministri Ramush Haradinaj reaguar ashpër sot për deklaratat e homologut nga Shqipëria, Edi Rama.

Në një intervistë për Baton Haxhiun në “Klan Kosova”, Rama tha sot se ishte Haradinaj ai i cili shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkohë, Ramush Haradinaj i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama që të merret me punët e shtetit të tij. Nëpërmjet një komenti në Facebook, Haradinaj thotë se Rama ka shumë ‘shpikje’ me të cilat duhet të merret në Shqipëri.

Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Rama sot tha se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi. “Unë kam preferuar gjithmonë që debatet me miqtë e mirë këtu në Prishtinë t’i bëj në mënyrë diskrete, sy me sy, por çështja e demarkacionit u kthye dhe është sot e gjithë ditën në një gur që rëndon mbi qafën e Kosovës dhe që ka krijuar një pështjellim jo të vogël, në mes atyre që janë fuqia që lindi shtetin e Kosovës, partnerët strategjikë ndërkombëtarë të shqiptarëve”, ka pohuar Rama.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/732415936882823

SHKARKO APP