Haradinaj i prerë kundër Thaçit: Ndryshimi i kufirit i intereson Putinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes të qeverisë ka flur përsëri në lidhje me idenë e Presidentit Hashim Thaçi për korigjimin e kufijve,shkruan albeu.com.

Haradinaj ka thënë se të gjithë shqiptarët kanë qef ta marrin Luginën e Preshevës por kjo është e pamundur pasi kufijtë janë vendosur me luftë.

Ai ka theksuar se në rajonin tonë i intereson vetëm Vladimir Putinit që të ndryshohen kufijtë, por ka garantuar se nuk do t’i përshtaten lojës së tij.

Ndërsa në lidhje me Asociacionin u shpreh se një transktipt ka mbërritur në qeveri por që ka nevojë të shihet me kujdes kurse, drafti i plotë do të dorëzohet në Bruksel.

SHKARKO APP