Haradinaj i vendosur: Taksa 100% nuk hiqet edhe nëse rrezikohet rrëzimi i qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur mjaft i vendosur në një intervistë të fundit ditën e djeshme për taksën 100% ndaj gjithë produkteve serbe.
Duke iu përgjigjur deklaratës së Vuçiç dy ditë më parë, i cili tha se Serbia është e gatshme të njohë Kosovën në rast se do të ketë shkëmbim territoresh.
Mirëpo Haradinaj ka thënë në një intervistë për “Interaktiv” në KTV se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë.
Ai theksoi se nuk do të tërhiqej nga vendimi i tij edhe sikur kjo t’i kushtojë rrëzimin e qeverisë të cilën ai drejton.
Ajo çfarë më së shumti ka përbërë lajm nga deklarata ka qenë deklarimi i tij se, “nëse largohem nga posti i kryeministrit, do të marrë me vete edhe Thaçin e Veselin”.
Haradinaj u shpreh gjithashtu se Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush përfshirë edhe presidentin.